Gjermania, Franca, Italia kanë dalë më një qëndrim të përbashkët pas takimeve të djeshme në Bruksel.
Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni, përmes letërs kërkon që Kosova të nis me procedurat për themelimin e Asociacionin, kurse Serbisë i kërkohet njohja e pavarësisë, njofton KlanKosova.tv.
“Në mënyrë që të ketë progres të shpejtë në zbatim, ne thërrasim Kosovës që të nisë me procedurat e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sikurse përshkruhet në draft-statut, dhe Serbinë që ta bëjë njohjen de-facto”, thuhet saktësisht në letër.
“Tash ne presim nga Kosova dhe Serbia që të pajtohen shpejt për detajet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Në rast të mungesës së progresit për normalizim të marrëdhënieve të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”.
The post Liderët evropianë me qëndrim të përbashkët: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia ta bëjë njohjen de-facto appeared first on Klan Kosova.



