Të premten ka ndërruar jetë një person i cili ka pësuar aksident trafiku një javë më parë në rrugën “Kral Petri” të Zveçanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, raporton Klan Kosova.
“Rr. Kral Petri, Zveçan 21.09.2023 – 13:10. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, sot më 27.10.2023 ka ndërruar jetë. Me venim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
The post Vdes viktima që pësoi aksident trafiku një javë më parë në Zveçan appeared first on Klan Kosova.



