Home > Uncategorized > “Kritika është për dhunën”, Çitaku i reagon Çekut pasi e akuzoi opozitën për dyftyrësi

“Kritika është për dhunën”, Çitaku i reagon Çekut pasi e akuzoi opozitën për dyftyrësi

//
/
Comments are Off

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pasi ky i fundit e akuzoi opozitën për dyftyrësi.

Sipas saj, kritika nuk është për Asociacionin, por për dhunën e gazin lotsjellës në Kuvend.

“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionit.
Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, shkroi ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv

 

 

 

The post “Kritika është për dhunën”, Çitaku i reagon Çekut pasi e akuzoi opozitën për dyftyrësi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights