Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Serbia që t’i ekstradojë të gjithë individët që ishin të përfshirë në agresionin e 24 shtatorit nga grupi kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Osmani potencoi se do të ketë gjykim të drejtë për të gjithë, njofton Klankosova.tv.
“Grupi terrorist dhe paramilitarë është i përfshirë më 24 shtator duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë. Ne do të aplikojmë standarde më të larta për gjykim të drejtë dhe i bëjmë Serbisë që t’i ekstradojë të gjithë individët dhe zyrtarët që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti të agresionit”, ka thënë Osmani.
The post Osmani kërkon nga Serbia që t’i ekstradojë të gjithë individët që ishin të përfshirë në rastin e 24 shtatorit appeared first on Klan Kosova.


