Home > Uncategorized > Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri

Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri

//
/
Comments are Off

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisës ë Kosovës për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave me targa ilegale deri më 1 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ky vendim vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu i vendit.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë”, shkruan Rashiq, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi i ekzekutivit që u mor të hënën parasheh që pas datës 1 dhjetor , pronarëve të mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, do t’iu ndalohet qarkullimi me to, transmeton Klankosova.tv

Qeveria zgjat afatin për regjistrim të veturave “KM”, “PR”…, pas 1 dhjetorit ndalohet qarkullimi me to

The post Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights