Bochum e ka arritur fitoren e parë për këtë edicion në Bundesliga, pas pesë barazime dhe katër humbjeve.
Skuadra e renditur në vendin e 13-të e mposhti Darmstadt, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 10-të.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Takuma Asano, në minutën e 25’.
Ndërkohë, Fabian Nurnberger, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, e barazoi rezultatin për vendasin.
Në pjesën e dytë, Asano shënoi edhe njëheë për t’ia siguruar fitoren mysafirëve.
Në minutën e 70’, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Fabian Holland, me karton direkt të kuq.
Më gola nuk prodhoi ky takim dhe në u mbyll me rezultatin 1-2.
The post Bochum e arrin fitoren e parë në Bundesliga appeared first on Klan Kosova.




