Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano, ka thënë se skuadra e Chelseat nuk do të nënshkruajë me portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale.
“Blutë” nuk kanë plane për të nënshkruar me një portier të ri në janar dhe Ramsdale do të luftojë përsëri për vendin e tij në Arsenal, shkruan Klankosova.tv.
Anglezi e ka humbur vendin e tij startues tek skuadra e Arsenalit, pasi portieri i ri, David Raya është duke luajtur standard.
25-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga vitit 2021, i cili erdhi nga Sheffield United për 28 milionë euro.
Ndërsa David Raya u transferua nga Brentfordi në afatin kalimtar të verës së sivjetme në formë huazimi. /Klankosova.tv
The post Chelsea nuk është në bisedime për Ramsdale appeared first on Klan Kosova.



