Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka ndarë pesë milionë euro për Termokosin.
Ai theksoi se me këto mjete sot një vit do të kenë ngrohje qendrore edhe tri lagje të Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë dhe akcionarëve tanë në ndërmarrje, Termokos këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milion eurove”, shkroi Abdixhiku.
“Me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë:
Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky.
Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm.
Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim.
Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës”.
“Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”.
The post Abdixhiku: Termokosi ka pranuar ndihmë 5 milionë euro, këto lagje do të kenë ngrohje qendrore sot një vit appeared first on Klan Kosova.





