Home > Uncategorized > Vetaksident: BMW-ja bëhet llom, shoferi dërgohet në spital

Vetaksident: BMW-ja bëhet llom, shoferi dërgohet në spital

//
/
Comments are Off

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se vetura e përfshirë në këtë rast është e tipit BMW.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, përderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës”, tha Hoxha.

Ai iu bëri apel për kujdes vozitësve.

“Posaçërisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen më të rrëshqitshme”, apeloi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

The post Vetaksident: BMW-ja bëhet llom, shoferi dërgohet në spital appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights