Home > Uncategorized > Viktoria Plzen mposht Dinamon e Zagrebit, Ballkani mban gjallë shpresat për të kaluar tutje

Viktoria Plzen mposht Dinamon e Zagrebit, Ballkani mban gjallë shpresat për të kaluar tutje

//
/
Comments are Off

Viktoria Plzen është skuadra e parë që ka avancuar tutje në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës në Grupin C, ku bën pjesë edhe kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani.

Skuadra çeke të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Dinamos së Zagrebit me rezultatin minimal 1:0.

Viktoria Plzeni kalon tutje nga vendi i parë pasi ka katër fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe ka grumbulluar 12 pikë.

Në vendin e dytë e të tretë janë Astana dhe Ballkani me nga tre pikë, kurse Dinamo Zagreb mban vendin e fundit me tre pikë.

Kështu, kampioni I Kosovës mban gjallë ende shpresat për një kalim në fazën e eliminimit direkt në UEFA Conference League, pas barazimit 0:0, në Kazakistan përballë Astanas.

Plzeni luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 30 nëntor, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të luajë në udhëtim tek Astana.

The post Viktoria Plzen mposht Dinamon e Zagrebit, Ballkani mban gjallë shpresat për të kaluar tutje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights