Home > Uncategorized > Gjykata e Tiranës e lë në arrest shtëpie gruan që braktisi fëmijën e saj foshnje

Gjykata e Tiranës e lë në arrest shtëpie gruan që braktisi fëmijën e saj foshnje

//
/
Comments are Off

Gjykata e Tiranës e ka liruar gruan e cila ishte arrestuar për braktisjen e foshnjës së saj të sapolindur në një bodrum në zonën e Yzberishit.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, shkruan TopChanel, transmeton Klankosova.tv

Avokati i saj ka kërkuar që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Gruaja para autoriteve u shpreh se fëmija ishte fryt i një marrëdhënie të prishur ndaj nuk mund të kujdesej e vetme për foshnjën.

Foshnja e sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor në spital, por që nuk ka arritur të mbijetojë.

The post Gjykata e Tiranës e lë në arrest shtëpie gruan që braktisi fëmijën e saj foshnje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights