Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça pas humbjes nga Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Istogun, që numëron një fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.
Java e tetë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, sfidë që do të zhvillohet në kryeqytet.
Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje.
Java 8-Prince Caffe Superliga
E diel
17:00 Trepça-Istogu
19:00 Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina
The post Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll appeared first on Klan Kosova.


