Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në Facebook po bën thirrje për pjesëmarrje në konventën programore të partisë së tij, e cila mbahet më 19 nëntor në Prishtinë.
“Më 19 nëntor ju presim nga çdo anë e Kosovës. Më 19 nëntor, Lidhja është gati. Rruga e Re po nis. Eja bëhu pjesë e festës tonë të madhe! Le të ringrihemi si një! #rrugaere ”, ka shkruar ai në postim, ku ka bashkëngjitur edhe linjat dhe orarin e autobusëve që janë organizuar nga qytetet e vendit.
Klan Kosova merr vesh se aty pritet të jenë rreth 5 mijë pjesëmarrës.
The post Abdixhiku bën thirrje për pjesëmarrje në konventën programore të LDK-së (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


