Home > Uncategorized > Ismaili takon drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, diskutohet për disa procese

Ismaili takon drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, diskutohet për disa procese

//
/
Comments are Off

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili, priti në takim drejtuesit e institucioneve financiare jobankare me aktivitet kredidhënës, lizing dhe faktoring.

Me ta ai ka diskutuar  për rritjen e cilësisë në qeverisjen korporative, kriteret për emërimin e pozitave kyçe, kufizimet në rrezikun e koncentrimit dhe financimit me kushte të përballueshme.

“Disa nga këto kërkesa ligjore do të jenë pjesë e ligjit të ri në proces për institucionet (mikro) financiare jobankare me aktivitet kredidhënës, i cili përveç tjerash do të mundësojë edhe profilizimin dhe konsolidimin e institucioneve financiare, duke standardizuar licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e tyre”, thuhet në kumtesë.

 

The post Ismaili takon drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, diskutohet për disa procese appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights