Home > Uncategorized > Tayna dhe Don Phenom shfaqen në serialin e Netflix-it përmes këngës “Columbiana” (VIDEO)

Tayna dhe Don Phenom shfaqen në serialin e Netflix-it përmes këngës “Columbiana” (VIDEO)

//
/
Comments are Off

“Columbiana” mbetet ndër këngët më të suksesshme të dekadës së fundit të prodhuar nga dy artistë shqiptarë, Tayna dhe Don Phenom.

E njëjta këngë po vazhdon të bëjë jehonë akoma, madje edhe në sferën ndërkombëtare.

Kësisoj, përmes një storie të publikuar në llogarinë e Instagramit, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, ka njoftuar “Columbiana” është shfaqur në një sekuencë të një filmi në pronësi të platformës gjigante, Netflix.

Bëhet fjalë për serialin e Netflix-it, “Suburra: Blood on Rome”, që është një serial televiziv dramë kriminalistik italian i xhiruar në Romë.

Ai bazohet në filmin “Suburra: të vitit 2015, i frymëzuar nga ana tjetër nga romani me të njëjtin emër nga Giancarlo De Cataldo dhe Carlo Bonini.

Imazh i publikuar nga Tayna në Instagram.

 

The post Tayna dhe Don Phenom shfaqen në serialin e Netflix-it përmes këngës “Columbiana” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights