Home > Uncategorized > Mospagimi i rrezikshmërisë, “Skandal”, zjarrfikësit e akuzojnë Kurtin (VIDEO)

Mospagimi i rrezikshmërisë, “Skandal”, zjarrfikësit e akuzojnë Kurtin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Mbledhja e 173-të e qeverisë, e mbajtur të enjten, nuk solli lajme të mira për sindikatën e zjarrfikësve.

Kjo pasi nuk u votuan shtesat për rrezikshmëri për këta të fundit, çka i bëri të dalin me një reagim, duke e quajtur skandaloz e të papranueshëm vendimin e marrë.

Sindikalistët për fikjen e zjarrit, tregojnë se kompensimet për rrezikshmëri i kishin pasur,  porse ato u ishin anuluar, e për këtë ata kishin vazhduar me kërkesa ndaj krerëve të shtetit.

Ata shprehen se “u janë bërë padrejtësi në ligj dhe se u mungon përkrahja institucionale”, ndërsa paralajmërojnë takim të hënën për të vendosur rreth masave sindikaliste.

The post Mospagimi i rrezikshmërisë, “Skandal”, zjarrfikësit e akuzojnë Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights