Një variant shumë i ndryshuar i Covid-it, i quajtur “Pirola”, është lloji më i fundit që po qarkullon.
Deri më tani, lloji BA.2.86 nuk ka shkaktuar një rritje të madhe të rasteve.
Megjithatë, mjekët po gjejnë shenja se sëmundja po ndryshon, duke filluar të prekë fytyrat e njerëzve. Shenjat si humbja e shqisës së shijimit ose nuhatjes, një kollë e mprehtë dhe gulçim, janë bërë më pak të zakonshme, raporton “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.
Dr Johannes Uys, mjek i përgjithshëm nga Broadgate General Practice, tha për median britanike “Express”: “‘Pirola’ mund të shkaktojë simptoma të dukshme të fytyrës si acarim të syve (sy rozë) dhe skuqje të lëkurës”.
Mjekët kanë zbuluar se varianti i ri prek traktin e sipërm respirator, i cili përfshin hundën dhe kutinë e zërit.
Dr Erick Eiting nga spitali “Mount Sinai Beth Israel” në Nju-Jork, ShBA, tha: “Nuk janë të njëjtat simptoma tipike që kemi parë më parë”.
“Ky variant vjen me më shumë mbingarkesë, ndonjëherë teshtitje, zakonisht një dhimbje e lehtë e fytit”.
Dhimbja e fytit shfaqet fillimisht e përcjellë nga një hundë e bllokuar, shpjegoi ai.
Studimi “Zoe Covid Symptom”, i cili mbledh të dhëna për simptomat e vetë-raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, dokumentoi të njëjtin model.
U zbulua se dhimbja e fytit u bë më e zakonshme pasi varianti Omicron u bë dominant në fund të vitit 2021, ndërsa humbja e shijes dhe nuhatjes ra.
Sipas studimit të Zoe, simptoma të tjera përfshijnë:
Rrjedhje nga hunda
Dhimbje koke
Lodhje
Teshtitje
Dhimbje të fytit /Klankosova.tv
The post “Pirola”, varianti i ri i COVID-19 – këto janë simptomat appeared first on Klan Kosova.


