Home > Uncategorized > Vashat e Barcelonës e ‘demolojnë’ Real Madridin në El Clasico

Vashat e Barcelonës e ‘demolojnë’ Real Madridin në El Clasico

//
/
Comments are Off

Vashat e Barcelonës kanë shënuar fitore ndaj Real Madridit në El Clasico me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Serinë e golave e nisi Bonmati në minutën e 17’, për të vazhduar më pas Hansen në minutën e 43 dhe pak para se të kryhej pjesa e parë, Caldentey realizoi golin e tretë për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, Barça realizoi edhe dy herë. Fillimisht shënoi Pina në minutën e 91 dhe Lopez për 5-0, në minutën e 93’.

Barcelona pas nëntë xhirove renditet në vendin e parë me po aq fitore me 27 pikë të grumbulluara. Ndërsa Real Madridi është në vendin e dytë me 21 sosh. /Klankosova.tv.

The post Vashat e Barcelonës e ‘demolojnë’ Real Madridin në El Clasico appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights