Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Tashmë 21 kombëtare e kanë siguruar një biletë për “EURO 2024”, në mesin e të cilave edhe Shqipëria.
Ndërkaq, tre të tjera do ta kërkojnë një vend në këtë garë prestigjioze.
Skuadrat e kualifikuara:
Gjermania, Spanja, Skocia, Franca, Holanda, Anglia, Italia, Turqia, Kroacia, Shqipëria, Çekia, Belgjika, Austria, Hungaria, Serbia, Danimarka, Sllovenia, Rumania, Zvicra, Portugalia dhe Sllovakia.
Kombëtarja e Kosovës nuk arriti ta zë një vend.
“Dardanët” nga 10 ndeshjet arritën t’i grumbullojnë 11 pikë.
Ndeshjen e fundit, ata u mposhtën të marten në “Fadil Vokrri”, nga Bjellorusia me rezultat 0:1.
Heading to Germany for #EURO2024 pic.twitter.com/ZItEgcPzbi
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 21, 2023
The post Këto janë 21 kombëtaret që siguruan kualifikimin në “EURO 2024” appeared first on Klan Kosova.


