Gjithnjë e më shumë futbollistë janë duke u ankuar për ndeshjet e shumta, si në nivel klubesh ashtu edhe në atë kombëtare.
I fundit ishte mbrojtësi i Barcelonës Jules Kounde, i cili ishte i ftuar në një program televiziv në Francë ku potencoi se ky është shkaku pse shumë futbollistë po dëmtohen.
“Ritmi i ndeshjeve është gjithnjë e më intensiv. Është gjithnjë e më i rrezikshëm, me një rritje të vazhdueshme të lëndimeve”, ka thënë Kounde.
Qendërmbrojtësi gjithashtu vuri në duke se UEFA duhet të bëjë më shumë.
“Ata kanë shumë para dhe nuk mund të investojnë mjaftueshëm për të përcaktuar nëse ka një gol apo jo. Ne duhet t’i kërkojmë UEFA-s për më shumë. Nëse ata duan të luhen më shumë ndeshje, ne duhet të kërkojnë më shumë teknologji”, shtoi ai.
I pyetur për stilin e tij, ai vuri në dukje se “kur del nga një linjë, njerëzit nuk kuptojnë dhe je objekt talljeje. Kjo më bëri të rritem dhe më lejoi të mos i kushtoj vëmendje kritikave dhe të shprehem. Ndihem rehat me veten time, në trupin tim, me personalitetin tim Është hapi i parë për të qenë në gjendje të vishesh ndryshe”. /Klankosova.tv.
The post Ankesat e futbollistëve për numrin e ndeshjeve, Kounde ka një kërkesë për UEFA-n appeared first on Klan Kosova.