Home > Uncategorized > CAIR ofron 10 mijë dollarë për këdo që jep informacion se kush qëlloi tre studentët palestinezë në ShBA

CAIR ofron 10 mijë dollarë për këdo që jep informacion se kush qëlloi tre studentët palestinezë në ShBA

//
/
Comments are Off

Shpërblim prej 10 mijë dollarësh (mbi 9 mijë euro) ka ofruar Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike për këdo që jep informacion që ndihmon në arrestimin e autorit që qëlloi tre studentë palestinezë të universitetit në Burlington, Vermont.

“Për shkak të rritjes së paprecedentë të urrejtjes dhe dhunës anti-myslimane dhe anti-palestineze që kemi dëshmuar në javët e fundit, autoritetet lokale, shtetërore dhe kombëtare të zbatimit të ligjit duhet të hetojnë se paragjykimi mund të jetë motivi i gjuajtjes te këta tre të rinj”, tha Nihad Awad, drejtor i CAIR-it.

Tre personat që u qëlluan kishin lënë Bregun Perëndimor të pushtuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

 

The post CAIR ofron 10 mijë dollarë për këdo që jep informacion se kush qëlloi tre studentët palestinezë në ShBA appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights