Home > Uncategorized > Karavidhja e kapur në ShBA ka dy ngjyra dhe dy gjini

Karavidhja e kapur në ShBA ka dy ngjyra dhe dy gjini

//
/
Comments are Off

Një karavidhe e kapur në Maine të ShBA-së po tërheq vëmendjen në internet për disa atribute të pazakonta – është gjysmë e kuqe dhe gjysmë blu, si dhe gjysmë mashkull dhe gjysmë femër.

Jacob Knowles tha se karavidhja iu soll atij nga një mik.

“Unë u mahnita shumë”, tha Knowles.

Ai shtoi se karavidhja është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë.

“Askush me të cilin kam folur në port nuk ka parë ndonjëherë një të tillë”.

Biologu i New England Aquarium, Jordan Baker, tha se vetëm rreth 1 në 50 milionë karavidhe kanë pamjen dyngjyrëshe.

The post Karavidhja e kapur në ShBA ka dy ngjyra dhe dy gjini appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights