Galatasaray dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në trilerin 3:3 në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Alejandro Garnacho kaloi Djajtë e Kuq ne epërsi në minutën e 11-të, dhe Bruno Fernandes me një eurogol dyfishoi avantazhin shtatë minuta më vonë.
Hakim Ziyech ktheu Gallatën në lojë në minutën e 29-të nga goditja e lirë.
Scott McTominay e riktheu epërsinë dygolëshe në min8utën e 55-të.
Ndërkaq, ish-lojtari i Chelseas e realizoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në të 62-tën për 2:3.
Kenan Akturkoglu u përkujdes që ta barazojë rezultatin në 3:3 në minutën e 71-të.
Me këtë rezultat, Manchesteri mbetet në pozitën e katërt të grupit A me katër pikë, po aq sa ka Kopenhaga një vend më lart por me një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Galatarasay ka një pikë më shumë, pesë sosh.
Në ndeshjen e fundit ata presin Bayern Munchenin, teksa Galatasaray i shkon Kopenhagës.
The post Unitedi punët pisk, s’fiton as në Stamboll appeared first on Klan Kosova.


