Hamasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë në Jerusalem që vrau tre persona dhe la tetë të tjerë të plagosur.
Grupi militant palestinez bëri thirrje për një “përshkallëzim të rezistencës kundër Izraelit”.
Dy vëllezër nga Jerusalemi Lindor “sakrifikuan veten duke kryer një operacion”, tha Hamasi në një deklaratë.
Policia izraelite konfirmoi se personat e armatosur ishin qëlluar dhe vrarë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili mbërriti në Tel Aviv të mërkurën në mbrëmje, tha se sulmi ishte një kujtesë e “kërcënimit terrorist me të cilin përballet Izraeli në baza ditore”.
Në një deklaratë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përgëzoi dy ushtarët dhe civilin që ndërhynë në skenën e sulmit. “Qeveria ime do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve për qytetarët”, tha ai.
The post Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse në Jerusalem appeared first on Klan Kosova.


