Home > Uncategorized > Sa do të fitojnë kombëtaret në Evropianin e Gjermanisë?

Sa do të fitojnë kombëtaret në Evropianin e Gjermanisë?

//
/
Comments are Off

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot në Hamburg sistemin e shpërndarjes së parave për skuadrat pjesëmarrëse në turneun e Kampionatit Evropian që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shuma për shpërndarjen për ekipet pjesëmarrëse konfirmohet në të njëjtin nivel si për UEFA EURO 2020, pra një total prej 331 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

Çelësi i shpërndarjes do të jetw gjithashtu si më poshtë:

Shifra e pjesëmarrjes: 9.25 milionë euro
Bonusi i ndeshjes: 1.0 milion euro për një fitore dhe 500,000 euro për një barazim
Kualifikimi në fazën e 16-të: 1.5 milion euro
Kualifikimi në çerekfinale: 2.5 milionë euro
Kualifikimi në gjysmëfinale: 4 milionë euro
Nënkampionët do të marrin një pagesë shtesë prej 5 milion euro
Kampionët e Evropës do të marrin një pagesë shtesë prej 8 milionë euro

Shuma maksimale që mund të arrijë skuadra kampione, nëse do të ketë fituar të tria ndeshjet e grupit, është 28.25 milionë euro.

Përndryshe, shorti do të mbahet sot, me fillim nga ora 18:00. /Klankosova.tv.

The post Sa do të fitojnë kombëtaret në Evropianin e Gjermanisë? appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights