Berat Rukiqi nga LDK, i është referuar Qeverisë Kurti si organizatë joqeveritare.
Ai këtë e ka bërë pas lansimit të masës 1.2 nga ekzekutivi për ndarjen e pesë milionë eurove për familjet me asistencë sociale në mënyrë që ato të blejnë lëndë djegëse për ngrohje.
“Kryemashtruesi, nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushë që i prek qytetarët e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe një herë kartës së popullizmit. E ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizate që shpërndan ndihma”, ka shkruar Rukiqi, transmeton KlanKosova.tv.
“Duhet të ia rikujtojmë prapë, që me ndihma nuk ka zhvillim e as punësim. Mbi 26,000, është numri i qytetarëve, që i janë shtuar listës së të varfërve, në dy vjet të qeverisjes të lëvizjes Vetëvendosje”.
Ai ka shtuar se qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për vende pune dhe jetë të dinjitetshme.
The post Rukiqi, qeverisë rreth 5 milionëshit për rastet sociale: Organizatë që shpërndan ndihma appeared first on Klan Kosova.





