Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për “qëndrimin e vendosur në anën tonë” duke bllokuar rezolutën që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Në një postim në rrjetet sociale, Erdan thotë se ShBA-të treguan “lidership dhe vlera dhe “pak nga drita largoi shumë errësirë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Erdan është kritik ndaj OKB-së, duke thënë se ai është tronditës që ndërsa “Hamasi po gjuan raketa në Izrael”, OKB-ja është “e zënë duke debatuar një rezolutë të shtrembëruar që do t’u mundësojë terroristëve të Hamasit të qëndrojnë në pushtet në Gaza dhe nuk e dënon Hamasin dhe nuk bën thirrje për lirimin e pengjeve”.
“Armëpushimi do të jetë i mundur vetëm me kthimin e të gjithë pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit”, shtoi Erdan.
The post Izraeli falënderon Bidenin për veton ndaj armëpushimit në Gaza appeared first on Klan Kosova.


