Home > Uncategorized > Dua dhe Aja sfidohen nga lojërat e Orës së Pasdites (VIDEO)

Dua dhe Aja sfidohen nga lojërat e Orës së Pasdites (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Sot tek “Ora e Pasdites” të ftuara ishin dy vajza të mrekullueshme Dua dhe Aja, të cilat u sfiduan nga lojërat e emisionit.

Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë, çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Super Mendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht duke iu përshtatur moshës së tyre.

Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime.

Në të premten e kësaj jave, ishin Dua dhe Aja, ku përgjatë lojërave shpesh edhe barazoheshin. Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit.

Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni vajzat Dua dhe Aja gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.

The post Dua dhe Aja sfidohen nga lojërat e Orës së Pasdites (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights