Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mosrespektim të afatit kohor për t’i trajtuar ligjet që po dërgohen në këtë Gjykatë.
Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ajo tha se vettingu i cili është ndër reformat kryesore është në pritje qe 10 muaj për mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit ne kemi ndërmarrë disa veprime, në këtë rast fatkeqësisht vettingu në sistemin e drejtësisë, që është një nga reformat kryesore ende pret për mendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka me ligj dy muaj afatin për t’i trajtuar ligjet që kontestohen nga Kuvendi i Kosovës. Por në ligjet e ndjeshme dhe as një ligj tjetër gjykata nuk e respekton këtë afat kohor”, tha ajo.
Ai tha se ka një numër të madh të rekomandimeve që presin zbatim nga autoritetet dhe institucionet e vendit.
The post Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për vonesa në trajtimin e ligjeve appeared first on Klan Kosova.


