Çekuilibri hormonal është një shqetësim i vazhdueshëm tek njerëzit pas një moshe të caktuar. Megjithatë, me stilin e duhur të jetesës dhe dietën, ekuilibri hormonal mund të rivendoset në trup.
“Këta janë shtatë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin tuaj hormonal dhe të gjithë mund të grupohen në tre fusha të fokusit – ushqimi, qëndrueshmëria ndaj stresit dhe detoksifikimi”, shkroi nutricionistja, Jess Bippen teksa vuri në dukje shtatë këshilla për të rivendosur ekuilibrin hormonal, shkruan HT, transmeton Klankosova.tv.
-Ushqimi i duhur duke përfshirë proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe mineralet në dietë mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal.
-Çrregullimi i sheqerit në gjak – sheqeri i ngritur në gjak ose sheqeri shumë i ulët në gjak – mund të ndikojë drejtpërdrejt në hormone.
-Stresi shkakton lirimin e kortizolit dhe adrenalinës në trup. Menaxhimi i stresit mund të çojë në relaksim të sistemit nervor dhe ekuilibrit hormonal.
-Gjumi cilësor për të paktën tetë orë në ditë ndihmon në rikthimin e shëndetit dhe për ta bërë trupin të ndihet i rimbushur.
-Edhe pse lëvizja fizike është e rëndësishme për një shëndet të mirë, stërvitja e tepërt mund të ndikojë negativisht në hormonet dhe të shkaktojë çekuilibër.
-Shëndeti i zorrëve është një pjesë e rëndësishme e sistemit të detoksifikimit të trupit – kjo gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në estrogjenin.
-Është e rëndësishme për të detoksifikuar mëlçinë, sepse një mëlçi e mbingarkuar nuk mund të rregullojë në mënyrë efikase hormonet e trupit.
The post Shtatë bazat e ekuilibrit hormonal appeared first on Klan Kosova.


