Home > Uncategorized > Kadiu: Serbia i njeh targat RKS – në veri do paguhet rryma sipas rregullave të Kosovës

Kadiu: Serbia i njeh targat RKS – në veri do paguhet rryma sipas rregullave të Kosovës

//
/
Comments are Off

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnin Bislimi, ka thënë se në veri do paguhet rryma sipas legjislacionit e rregullave të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se njohja e targave RKS nga ana e Serbisë është arritur me Qeverinë Kurti, raporton Klan Kosova.

“Para 2021: 10 vite negociata për targa, por Serbia nuk i njeh ato të Kosovës. Mbi 20 vite pa pagesë të rrymës në veri”, ka shkruar ai.

“Pas 2021: Serbia i njeh targat RKS. Në veri do paguhet rryma sipas legjislacionit e rregullave të Kosovës”, thuhet më tej.

The post Kadiu: Serbia i njeh targat RKS – në veri do paguhet rryma sipas rregullave të Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights