Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni anuloi për herë të dytë konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët për shkak të një problemi shëndetësor.
Zyra e saj konfirmoi se në bashkëpunim me shoqatën e gazetarëve, konferenca e planifikuar fillimisht në 21 dhe më pas në 28 dhjetor do të mbahet në 4 janar, përcjell klankosova.tv.
Të njëjtat burime konfirmuan se kryeministrja e Italisë ishte prekur nga “otoliti” një sëmundje që prek mesin e veshit dhe shkakton marrje mendsh dhe të vjella.
Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL i cili diagnostikoi “sindromën otolitike” dhe dha sugjerime për zgjidhjen e situatës.
Megjithatë, zyra e saj thotë për gazetarët se shëndeti i kryeministres Meloni është në përmirësim.
Bashkëpunëtorët e kryeministres thanë se në fillim u mendua se gjendja e saj shëndetësore ishte pasojë e “efekteve të gripit” pasi “prej disa ditësh Meloni vuante nga të përzierat dhe marrja e mendve”.
Si masë mbrojtëse ajo është detyruar që të qëndrojë në shtrat në errësirë për gati 2 ditë, shkruan lapsi. Tashmë sipas zëdhënësve të Melonit ajo ka nisur të çohet nga shtrati dhe të flasë në telefon
The post Anuloi konferencën me gazetarët, Giorgia Meloni vuan nga sindroma otolitike appeared first on Klan Kosova.



