Home > Uncategorized > Gjykata e Lartë e Izraelit hedh poshtë reformat në drejtësi

Gjykata e Lartë e Izraelit hedh poshtë reformat në drejtësi

//
/
Comments are Off

Gjykata e Lartë e Izraelit ka refuzuar reformat e diskutueshme gjyqësore që shkaktuan protesta mbarëkombëtare vitin e kaluar kundër qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut.

Reformat do të kishin kufizuar Gjykatën e Lartë dhe do t’i jepnin qeverisë një zë më të madh në emërimin e gjyqtarëve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kritikët thonë se ata do të kishin minuar rëndë demokracinë e vendit duke dobësuar sistemin gjyqësor.

Ka opozitë të fortë ndaj qeverisë Netanyahu, e cila shihet si më e djathta në historinë e Izraelit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligjin e miratuar nga qeveria në 2023 pason disa muaj trazira të brendshme.

Në korrik, qeveria miratoi ligjin që tani njihet si projektligji i “arsyeshmërisë”.

Kjo hoqi fuqinë e Gjykatës së Lartë dhe gjykatave më të ulëta në Izrael për të anuluar vendimet e qeverisë që konsideroheshin “jashtëzakonisht të paarsyeshme”.

Në atë kohë, ligji shkaktoi zemërim të gjerë, duke bërë që qindra mijëra protestues të dilnin në rrugë duke kërkuar anulimin e reformave dhe dorëheqjen e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

 

 

 

The post Gjykata e Lartë e Izraelit hedh poshtë reformat në drejtësi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights