Irani është zotuar të hakmerret pasi 95 persona u vranë në dy shpërthime pranë varrit të një gjenerali.
Në kohën e shpërthimeve, një ceremoni po mbahej në qytetin e Kermanit për të shënuar vrasjen e vitit 2020 të komandantit të lartë iranian Qassem Soleimani.
Sipas mediave shtetërore, ai tha: “Kriminelët mizorë duhet të dinë se do të trajtohen ashpër tani e tutje dhe padyshim që do të ketë një përgjigje të ashpër”.
Kryetari i bashkisë së Kermanit, Saeed Tabrizi, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit ISNA se shpërthimet ndodhën me një distancë prej rreth 10 minutash.
Mediat lokale raportojnë se më shumë se 140 persona janë plagosur.
Zëvendës guvernatori i Kermanit, Rahman Jalali i përshkroi shpërthimet si “sulme terroriste” – pa elaboruar se kush mund të qëndronte pas tyre.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë qenë të përfshira në shpërthimet në Iran në asnjë mënyrë dhe se nuk kanë arsye të besojnë se as Izraeli ishte.
Hassan Nasrallah, lideri i grupit Hezbollah në Liban të mbështetur nga Irani, ka fajësuar Izraelin për shpërthimet dhe tha se ata që vdiqën ishin “në shënjestër”.
Lideri i Hezbollahut nderoi edhe Soleimanin dhe tha: “Edhe në varrin e tij po jeton, në martirizimin e tij jeta e tij është bërë më e fortë, më e pranishme.
“Ne e shohim atë në raketat tona, në shtëpitë tona, në lotët e fëmijëve”.
Soleimani, dikur gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, u vra në një sulm me dron amerikan gjatë një vizite në Irak për t’u takuar me kryeministrin e atëhershëm Adil Abdul-Mahdi.
The post Irani zotohet të hakmerret pas më shumë se 95 të vrarëve në shpërthimet pranë varrit të Soleimanit appeared first on Klan Kosova.



