Kuizi tashmë i dashur për të vegjlit çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Super Mendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.
Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata marrin shpërblime.
Në të premten e kësaj jave, ishin Hana dhe Buna, ku gjatë lojërave shpesh edhe barazoheshin.
Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit.
Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.
The post Hana dhe Buna, sfidohen nga lojërat e “Orës së Pasdites” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





