Home > Uncategorized > Pas takimit me Erdoganin, Blinken niset nga Turqia për në Greqi

Pas takimit me Erdoganin, Blinken niset nga Turqia për në Greqi

//
/
Comments are Off

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, teksa ai filloi një turne për të tentuar të pengojë një konflikt më të gjerë dhe të ushtrojë presion ndaj Izraelit në fushatën e tij ushtarake në Gaza.

Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken dhe Erdogan diskutuan konfliktin në Gaza dhe prioritetet evropiane të sigurisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Blinken theksoi nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit, për të siguruar lirimin e pengjeve, për të zgjeruar ndihmën humanitare, për të reduktuar viktimat civile, dhe për të punuar drejt paqes më të gjerë dhe të qëndrueshme rajonale që garanton sigurinë e Izraelit dhe avancon krijimin e një shteti palestinez”, thuhet në deklaratë.

Tutje, bëhet e ditur se Blinken tani është nisur nga Stambolli për në Greqi për të takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

The post Pas takimit me Erdoganin, Blinken niset nga Turqia për në Greqi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights