Infektologu Hamdi Ramadani ka folur në Info Magazine lidhur me përhapjen e shpejtë të gripit në këta dy muajt e fundit dhe lidhur me atë se a ekziston rreziku i kthimit të kovidit.
“Kohëve të fundit ju e dini që në shumë vende edhe në vendin tonë kemi paraqitje të një sërë rasteve të sëmundjes ose gripit sezonal, ose gripit epidemik, grip ky cili mendoj po prek edhe moshat e reja por për fat të keq edhe moshat e shtyra dhe po shkakton edhe telashe në kuptimin e shëndetit edhe rasteve më të rënda”, ka thënë Ramadani në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Gripi sezonal është një sëmundje klasike ku çka quajmë sezonale, dhe sezoni kryesor i paraqitjes së këtij gripi ishte muaji që e quajmë ne muaji dhjetor dhe janar dhe gjasat ishin që situata ende kështu më ta quajmë më e mirë, pasi që ju e dini se ekziston tanimë tash e sa vite vaksina shumë e mirë kundër gripit sezonal që quhet vaksinë anti-gripoze, vaksinë e cila mendoj është edhe e certifikuar nga OBSh-ja dhe të gjitha organizmat ndërkomëbtar e cila ka treguar rezultate të jashtëzakonshme edhen në ndaljen e rasteve më me sëmundje edhen në ndaljen e ndërlikimeve dhe të hospitalizimeve dhe të një rreziku të shëndetit”.
The post A është rikthyer Covidi? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



