Home > Uncategorized > Kosova me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024

Kosova me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024

//
/
Comments are Off

Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Këto lojëra do të mbahen  prej 19 janar deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike.

Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj.

Ndërsa shef i misionit është Bujar Turjaka.

“Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse. Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020”, shkruan në kumtesë, raporton Klankosova.tv.

The post Kosova me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights