Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i nderuar që e ka pritur sot në takim homologun e tij irlandez, Leo Varadkar.
Ai, në një konferencë të përbashkët për media, ka theksuar se ka kërkuar mbështetjen për statusin kandidat në Bashkimin Evropian.
“Presim që të thellojmë miqësinë e dy vendeve tona, dhe të mësojmë më shumë nga përvojat dh sukseset e Irlandës”.
“Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në si në Këshillin e Evropës, si dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian për çka kërkuam mbështetjen për statusin kandidat”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv.
The post Kurti pas takimit me homologun irlandez: Kërkuam mbështetjen për statusin kandidat në BE appeared first on Klan Kosova.


