Home > Uncategorized > Ardian Ismajli dhe Virgil van Dijk, të vetmit të padribluar këtë sezon

Ardian Ismajli dhe Virgil van Dijk, të vetmit të padribluar këtë sezon

//
/
Comments are Off

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni.

Sipas statistikave të nxjerra nga websajti i specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin 2023/2024.

Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Një lajm i shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.

The post Ardian Ismajli dhe Virgil van Dijk, të vetmit të padribluar këtë sezon appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights