Home > Uncategorized > Vdes ndihmës trajneri i Golden State Warriors

Vdes ndihmës trajneri i Golden State Warriors

//
/
Comments are Off

Ndihmës trajneri i Golden State Warriors, Dejan Milojeviq, ka vdekur në moshën 46-vjeçare pas një sulmi kardiak.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi i NBA, ku u bë e ditur se ndihmës trajnerit me prejardhje serbe, Milojeviq, iu keqësuar gjendja në një darkë bashkë me ekipin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me lajmin për vdekjen e Milojeviqit ka reaguar edhe trajneri i Golden State, Steve Kerr, i cili tha se vdekja e ndihmësit të tij është një goditje tronditëse.

Milojeviq u bë pjesë e Golden State në vitin 2021 dhe ishte pjesë e stafit stërvitor që udhëhoqi Warriors drejt titullit kampion në NBA në vitin 2022.

The post Vdes ndihmës trajneri i Golden State Warriors appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights