Home > Uncategorized > Franca mohon pretendimet e Rusisë se ka mercenarë në Ukrainë

Franca mohon pretendimet e Rusisë se ka mercenarë në Ukrainë

//
/
Comments are Off

Franca ka mohuar pretendimet e bëra nga Rusia se kishte mercenarë francezë në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një deklarate të bërë në fillim të kësaj jave nga ministria ruse e mbrojtjes se Rusia kishte vrarë mercenarë francezë në Kharkiv, ministria e jashtme franceze tha se vendi po ndihmonte Ukrainën me furnizime, shkruan SkyjuuNews, transmeton Klankosova.tv.

“Franca e ndihmon Ukrainën me furnizime me materiale ushtarake dhe trajnime ushtarake, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, në mënyrë që të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. Franca nuk ka mercenarë, as në Ukrainë dhe as gjetkë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

The post Franca mohon pretendimet e Rusisë se ka mercenarë në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights