Home > Uncategorized > Një kosovar bën 275 kg mbeturina në vit (VIDEO)

Një kosovar bën 275 kg mbeturina në vit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Qeset plastike janë ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Alarmi për këtë u ndez qysh në fund të viteve të 70-ta dhe fillim të viteve të 80-ta.

Agjencia e Mbrojtjes Mjedisore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri një përllogaritje, nga e cila doli se njerëzit në mbarë botën brenda vitit harxhojnë 500 deri në 1000 miliardë qese plastike.

Ndërkaq, vetëm në Evropë, brenda një viti mund të konsumohen rreth 100 miliardë qese plastike, vetëm 1 për qind e të cilave është e reciklueshme.

Në Kosovë nuk ka një matje për qeset e plastikës, por nga Agjencia e Statistikave u bë e ditur se përgjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 275 kilogramë. Ndërkaq, brenda një dite një qytetar i Kosovës shkakton rreth 750 gramë mbeturina.

Ambientalistët në Kosovë nuk janë optimist se Udhëzimi Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, do të ketë ndikimin e duhur për mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e planeve afatgjata për trajtimin e mbeturinave në Kosovë, sipas ambientalistit, Faruk Foniqi, e rrit rrezikshmërinë e ndikimit të qeseve plastike në mjedis.

Efekti i tyre negative, thotë ai, nuk ndikon vetëm në vendin ku mbeturinat deponohen.

Foniqi thotë se udhëzimi që ndalon përdorimin e qeseve njëpërdorimshe të plastikës do të ishte i frytshëm, nëse institucionet do të fokusoheshin fillimisht në vetëdijësimin e qytetarëve për qëllimin e tij.

The post Një kosovar bën 275 kg mbeturina në vit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights