Home > Uncategorized > Reba McEntire dhe Post Malone do të perfomojnë në Super Bowl këtë vit

Reba McEntire dhe Post Malone do të perfomojnë në Super Bowl këtë vit

//
/
Comments are Off

Himni kombëtar i Super Bowl këtë vit do të ketë më pak zhurmë rreth asaj se kush do të performojë.

Me anë të një njoftimi u bë e ditur se aty do të performojnë legjenda e muzikës country, Reba McEntire, dhe artisti Post Malone.

Kjo u bë e ditur sot Post Malone do të këndojë “America The Beautiful” pak para se legjenda e muzikës country të dalë në skenë të dielën në Allegiant Stadium në Las Vegas.

Performancat e dyshes do të paraprihen nga një shfaqje nga fituesja e çmimit Grammy, Andra Day, e cila është planifikuar të këndojë “Lift Every Voice and Sing” për të nisur festimet para lojës.

Vitin e kaluar ka kënduar Rihanna, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

The post Reba McEntire dhe Post Malone do të perfomojnë në Super Bowl këtë vit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights