Home > Uncategorized > Grubi tregon se çfarë u fol në darkën e liderëve të Ballkanit me O’Brien

Grubi tregon se çfarë u fol në darkën e liderëve të Ballkanit me O’Brien

//
/
Comments are Off

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka dhënë detaje se çfarë kanë biseduar sonte në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi,  James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

“Potencuam rëndësinë e madhe që ka për zhvillimin e vendeve tona Plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro për periudhën 2024 – 2027 dhe kultivimi i partneritetit strategjik me ShBA-të”.

“Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova mbeten të fokusuara në realizimin e reformave proeuropiane dhe do të vazhdojnë të hapërojnë me vendosshmëri drejt horizontit të Evropës”, ka thënë Grubi. /Klankosova.tv

The post Grubi tregon se çfarë u fol në darkën e liderëve të Ballkanit me O’Brien appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights