Home > Uncategorized > Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri për muajin janar

Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri për muajin janar

//
/
Comments are Off

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri të vendit për konsumin e energjisë gjatë muajit janar.

Bislimi tha se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i është duke u kritikuar që po bën devijime pozitive.

“Por, kemi ende problemin e papërmbushur të lëshimit të linjave të interkoneksionit, e po ashtu të papërmbushur e kemi çështjen e borxheve të akumuluara të KOSTT-it”.

“Mendoj që këtu na duhet pak një qëndrim më parimor edhe i ndërmjetësuesit, që këto të zgjidhen sa më shpejt”, ka thënë Bislimi, njofton Klankosova.tv.

The post Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri për muajin janar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights