Më 30 janar 1926 ka lindur kompozitori dhe muzikanti shqiptar, Tish Daija.
Lindi në Shkodër nga një familje artizanësh. Ende pa hyrë në shkollë u bë pjesëtar i korit françeskan. Në moshën 10-vjeçare mori pjesë në bandën muzikore “Antoniane” të drejtuar nga Prenkë Jakova dhe filloi t’i bjerë klarinetës, saksofonit e disa veglave të tjera.
Në moshën 13 vjeçare ai krijoi këngët e tij të para si “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, ‘’Sylarushe”, këngë të cilat ende sot janë mjaft popullore dhe këndohen nga këngëtarë të ndryshëm.
Në vitin 1946 pasi mbaroi studimet, u emërua mësues muzike në Vlorë. Në vitin 1956 u diplomua si kompozitor. Tish Daija dha një kontribut të madh dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, ku punoi për 6 vjet.
Në vitin 1962 u emërua në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore ku organizoi një sërë koncertesh brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”.
The post Përvjetori i lindjes së kompozitorit dhe muzikantit Tish Daija appeared first on Klan Kosova.


