Home > Uncategorized > ShBA-ja fajëson milicinë e mbështetur nga Irani për sulmin e bazës ushtarake amerikane

ShBA-ja fajëson milicinë e mbështetur nga Irani për sulmin e bazës ushtarake amerikane

//
/
Comments are Off

Shtëpia e Bardhë e ka fajësuar milicinë e mbështetur nga Irani për sulmin vdekjeprurës me dron në një bazë amerikane në Jordani.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Amerika ka vendosur për kundërpërgjigje, pa e elaboruar më tej se cila do të jetë ajo.

Ndërsa, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se përgjigja e ShBA-së do të jetë “në një kohë dhe në një mënyrë të zgjedhur nga ne, sipas planit tonë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kirby ka thënë se ndonëse nuk ka ndonjë kundërpërgjigje nga ShBA-ja prej të dielës kur ka ndodhur sulmi, kjo “nuk do të thotë se nuk do të shihni asgjë”.

The post ShBA-ja fajëson milicinë e mbështetur nga Irani për sulmin e bazës ushtarake amerikane appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights