Home > Uncategorized > Familja dëbohet nga shtëpia për shkak të lakuriqëve të natës (VIDEO)

Familja dëbohet nga shtëpia për shkak të lakuriqëve të natës (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një familje nga Gjeorgjia tha se duhej të evakuonin shtëpinë e tyre kur ajo u infektua nga një koloni lakuriqësh nate.

Monica dhe Isaiah Grant u shpërngulën nga Çikago në shtëpinë me qira më pak se një vit më parë dhe takuan lakuriqin e tyre të parë më 18 janar.

“Ne e dinim se Savannah ka shumë lakuriq nate, dhe menduam se asgjë nuk është e gabuar”, tha Monica Grant për Savannah Morning News, transmeton Klan Kosova.

Ajo shtoi se disa takime të tjera me lakuriqët e natës ndodhën në ditët në vijim dhe familja shpejt zbuloi se vendbanimi ishte i infektuar me kafshë fluturuese.

“Askush nuk e pret këtë, pasi nuk kam parë as një lakuriq nate, përveçse në kopshtin zoologjik”, tha Monica Grant për WTOC-TV. “Dhe ishte një tjetër më pas dhe thash se nuk mund ta bëj më këtë, diçka nuk shkon seriozisht me këtë shtëpi”.

Çifti sqaroi se shfarosësit që panë shtëpinë i thanë se situata është “më e keqe se çdo gjë që ata kanë parë ndonjëherë”.

Çifti dhe dy fëmijët e tyre, 2 vjeç dhe 8 muajsh, tani janë duke qëndruar me një fqinj dhe kanë marrë vaksina kundër tërbimit me rekomandimin e Qarkut Shëndetësor Bregdetar. Ata po përpiqen të mbledhin para për kostot e zhvendosjes.

Një zëdhënës i qytetit tha se zyrtarët e zbatimit të kodit po punojnë së bashku me qiradhënësin në përpjekje për të zgjidhur çështjen e lakuriqëve të natës.

The post Familja dëbohet nga shtëpia për shkak të lakuriqëve të natës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights