Home > Uncategorized > Prindërit kundërshtojnë ndërrimin e orarit mësimor të fëmijëve të tyre në shkollën “Mihal Grameno”

Prindërit kundërshtojnë ndërrimin e orarit mësimor të fëmijëve të tyre në shkollën “Mihal Grameno”

//
/
Comments are Off

Përfaqësues të Këshillit të prindërve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre para shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, pasi nxënësit e klasave të 5-ta nuk po vijojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Majlinda Maloku-Lecaj, një prej përfaqësueseve prezentë, arsyeja e ndryshimit nga protestë në thjeshtë paraqitje e pakënaqësisë me një grup prej është mosmiratimi nga ana e policisë për shkak të kohës së limituar.

Maloku-Lecaj deklaroi se për shkak të afatit ligjor paralajmërues do të bëjnë kërkesë tjetër për zhvillim proteste.

Jetmira Gashi, përfaqësuese e klasës së 5/6, deklaroi se në shenjë pakënaqësie të ndërrimit të orarit ka dalë sot para objektit shkollor duke e kundërshtuar vendimin e drejtorisë së shkollës dhe institucioneve tjera përgjegjëse me arsyetimin se kjo shkaktoi ndryshim të planeve e humbjeve të kurseve të fëmijëve.

“Gjysëmvjetorin e parë fëmijët kanë shkuar në ora 13:10 ndërkaq tashmë planifikohet të shkoj në 14:40”, deklaroi ajo.

Edhe Bashkim Paqarizi, i cili ka njërin fëmijë në klasën e pestë në këtë shkollë, shprehu shqetësimin e tij rreth ndryshimit të orarit mësimor.

“Ne vetëm dy jave para përfundimit të gjysmëvjetorit kemi marrë njoftimin përmes aplikacionit Viber, pa u diskutuar me asnjë prind dhe kjo ka shkaktuar situatën ku jemi sot, nuk kemi dashur te mos vijmë në këtë gjendje mirëpo nuk kemi arritur një marrëveshje”, u shpreh Paqarizi.

The post Prindërit kundërshtojnë ndërrimin e orarit mësimor të fëmijëve të tyre në shkollën “Mihal Grameno” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights